Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtuesi i shet shtëpinë disa herë, nuk mban premtimin: E lë në rrugë dhe zhduket

2023/04/26 at 9:32 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtuesi i shet shtëpinë disa herë, nuk mban premtimin: E lë në rrugë dhe zhduket

Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Prokurorisë së Tiranës. Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku se, në këmbim të vendit, ku kishte shtëpinë, do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.


Palët lidhin kontratë dhurimi, por ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton, se e ka shitur disa herë apartamentin. Motra e qytetarit Shpëtim Mëniku, Manuela Mëniku, ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i është shmangur.

Pasi gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin, ai premtoi, që në fund të Marsit t’i jepte kapar qytetarit dhe deri në datën 15 Prill ta shlyente, duke ia blerë apartamentin. Por kjo nuk ndodhi.

“Si përfundim jo që nuk dha kapar, por edhe likujdimin total që ai do jepte më 15 Prill nuk e dha. Ka ndërprerë të gjitha komunikimet. Më thoshte mos më nxirr tek emisioni “Stop””, shprehet denoncuesja.

“Ela, se mos ata, na nxjerrin neve te “Stop”’-i, pastaj, se ndryshojnë gjërat. Kohën e kemi lënë. Mbaroi, pra. Unë këtë desha me ditë nga ty. Në 15 prill mbarojmë punë, kaq! Por, pa dalë aty, se po dolëm aty, gjërat do të shkatërrohen të gjitha”, i thotë ndërtuesi denoncueses.

Sipas denoncuese të gjitha kallëzimet në polici nuk merren parasysh.

“Për këtë mashtrim, që na ka bërë z.Sabri Shera, i jemi drejtuar edhe organeve kompetente. Kemi bërë denoncime, kallëzime dhe nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga asnjë institucion. Të merren masat dhe Sabri Shera të shkojë para drejtësisë”, shprehet denoncuesi Shpëtim Mëniku.

Qytetarja ka biseduar edhe me vajzën e tij, e cila i thotë të mos e shqetësojë babanë e saj, sepse ai ndodhet në spital.

“Unë aktualisht jam në QSUT me Sabriun të shtruar. Uroj mos t’i ndodhë gjë Ela sepse do shkojë për dreq çdo gjë”, i kishte dërguar vajza e ndërtuesit mesazh denoncueses.

Kjo e fundit provoi edhe një herë që të bisedonte me ndërtuesin Sabri Shera. Por ai nuk e hapi telefonin. Pastaj gazetari i “Stop” foli me vajzën.

Gazetari: Vajza e zotit Sabri jeni?

Vajza e ndërtuesit: Të lutem, pse më shqetëson në këtë orë të ditës?

Gazetari: Nuk të shqetësoj, por ngaqë…

Vajza e ndërtuesit: Çfarë lidhje kam unë me “vajza e zotit Sabri”? O njeri, a e kuptoni, se çfarë po bëni, apo jo?

Gazetari: Po ju pse i përgjigjeni zonjës Emanuela përderisa keni dërguar mesazhe.

Vajza e ndërtuesit: Unë nuk kam folur fare me zonjën, more!

Gazetari: Keni folur keni folur se unë kam mesazhet, ndaj po të marr.

Vajza e ndërtuesit: E keni shumë gabim. Mua, zonja më shqetëson në telefon.

Gazetari: Jo nuk të shqetëson, ajo kërkon të drejtën e saj.

Vajza e ndërtuesit: Jo, zonja, mua, më ka dërguar mesazhe në telefon, të lutem shumë! Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë gjë. Po të lutem shumë!

Bashkë me denoncuesen, i drejtohemi Krimit Ekonomik, për një tjetër denoncim, edhe pse denoncime të ngjashme nuk mungojnë në adresë të ndërtuesit problematik Sabri Shera./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Para
Zgjedhjet presidenciale amerikane, kush po garon e kush jo?

Zgjedhjet presidenciale amerikane, kush po garon e kush jo?

Tirana një hap nga finalja e Kupës

Tirana një hap nga finalja e Kupës

Vrasja e Ardian Nikulaj, Lala: Një grua ka treguar për hetuesit lëvizjet e vrasësit

Vrasja e Ardian Nikulaj, Lala: Një grua ka treguar për hetuesit lëvizjet e vrasësit
















TE FUNDIT

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Qershor, 2025

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në...

Lexo më shumë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com