Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtimi i parqeve eolike, Balluku: 3 kompani janë kualifikuar për fazën finale

2023/07/25 at 6:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtimi i parqeve eolike, Balluku: 3 kompani janë kualifikuar për fazën finale

Ditën e sotme zhvillohet aktiviteti për hapjen e ofertave dhe shpallja e fituesve të ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve eolike. E pranishme në këtë aktivitet është zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.


Gjatë fjalës së saj, Balluku ka shpjeguar se si është shtrirë puna për ndërtimin e parqeve eolike që në 15 Qershor të vitti 2021 e deri më sot. Balluku thotë se janë kualifikuar 3 kompani fituese për fazën e fundit, atë të dorëzimit të ofertave të tyre financiare.

Synimi i Ministrisë së Energjitikës është krijimi i një prodhimi të ri energjitik të shtuar me 4 terravat deri në fund të vitit 2030.

Belinda Balluku: Kemi nisur punën në 15 Qershor të 2021-shit, 25 muaj më parë. Kur i kam shpjeguar kryeministrit që ishim gati për të hapur garën për parkun eolik, u gëzua pa masë, por kur i thashë se sa muaj do të merrte, filluan debate mes palëve. Ne kemi nevojë të ecim përpara sa më shpejt. Këto 2 vite ja kanë vlejtur, ka qenë kohë e gjatë pritje për të tjerët. Në parqet voltaike, shteti shqiptar ka vënë në dispozicion tokën. Këtë radhë kemi instrument të ri, investitori, duhet të merrte parasysh dhe gjetjen e tokës. Kemi porositur një studim analitik që tregonte se si duhet të ndërtohen në territorin e Shqipërisë parqet eolike. Duke i vënë në dispozicion këtë analizë, ne kemi vënë gurin e parë të këtij procesi.

Kemi parë 14 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të aplikonin për të qenë pjesë e këtij ankandi. Pas një konsultimi, kemi vendosur që nëse këto oferta do të sillnin më shumë se 150 megavat orë të vlefshëm, ne do të ishim të hapur për 200, 250 ose më tepër. Ne më pas, ekspertët e BERZH, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët, shqyrtuan të gjitha eksperiencat mbi projektet e paraqitura. Synimi ynë kryesor që të gjitha projektet që komisionohen nga shteti të kenë rezultat pasi në të shkuarën kemi pasur problematikë që projektet pasi përfundonte faza e vlerësimit dhe sot e kësaj dite qëndrojnë në sitar për arsye të paditura. Ne jemi totalisht kundër. Këto licenca të dhëna që shiten dhe blihen duke mos sjellë asgjë. Synimi që 14 kompanitë pjesëmarrëse të plotësonin të gjitha kushtet.

6 kompani u kualifikuan për fazën e dytë. Secili duhet të provonte se si mund të arrinte të realizonte projektin. Nga 31 Maji 2023, i gjithë grupi i punës i përbërë nga ekspertët e Ministrisë, arritën në rezultatin që nga 6 kompanitë fituese për fazën e dytë 4 nga ato të kualifikoheshin. Në 7 Qershor, ekspertët shqyrtuan dokumentacionin, duke skualifikuar dhe një kompani tjetër pasi nuk plotësonte kërkesat e procedurës konkurruese.

3 kompani janë kualifikuar për fazën finale, atë të dorëzimit të ofertave të tyre financiare pasi ne tashmë e kemi bërë një nga proceset tona, që të gjitha ofertat për burimet e rinovueshme të hapen në të njëjtin moment live për të gjithë. Ndërtimi i parqeve eolike, hallkë shumë e rëndësishme e sistemit tonë energjitik. Kemi synimin tonë për të krijuar një prodhim të ri energjitik të shtuar me 4 terravat deri në fund të vitit 2030 dhe kur këto burime energjitike përputhen me agjendën e gjelbër të BE, plotësojnë angazhimet tona që kemi dhënë si vend model për burimet e rinovueshme, ne ndihemi më krenarë se kurrë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Zjarr në Vlorë, përfshihen nga flakët plantacionet me ullinj në fshatin Risili

Zjarr në Vlorë, përfshihen nga flakët plantacionet me ullinj në fshatin Risili

Conference League/ Partizani fiton përballjen e parë ndaj andorrasve

Conference League/ Partizani fiton përballjen e parë ndaj andorrasve

Hidhet me kokë në det, plagoset turisti në Ksamil

Hidhet me kokë në det, plagoset turisti në Ksamil
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com