Shërbimi kombëtar i Shëndetit në Britani ka raportuar se një 18-vjecar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
BBC raporton se i riu kishte sëmundje shoqëruese dhe pasi ishte prekur nga koroanavirusi gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ai është personi më i ri në moshë që ka humbur jetën si pasoj e kësaj pandemie në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Angli sot kanë ndërruar jetë 37 persona nga COVID-19, ndërsa 7 të tjerë janë raportuar në Uells, 3 në Skoci dhe një në Iralndën e Veriut.
Në total në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur 5,081 persona nga të cilët 905 vetëm 24 orët e fundit. Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 234. /Opinion.al