Astronauti John Glenn, amerikani i parë që përshkroi orbitën e tokës, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.
Glen fluturoi në orbitë në vitin 1962, në bordin e anijës kozmike; “Friendship 7”.
Ish-marinsi dhe Senatori i SHBA-ve ka qenë i shtruar në një spital në Columbos të Ohajos prej një jave, rrëthuar nga fëmijët dhe gruaja.
Ai do të prehet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Virginia.