Është ndarë nga jeta në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua muajin gusht në Tiranë. E reja la Shqipërinë në fund të janarit për t’u kthyer në vendin e saj, teksa ishte në koma.
Ka qenë nëna e së resë që tregoi se vajza e saj kishte humbur jetën; “Joy ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Kenniata në Kenia”.
Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.
Ajo ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.