Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Bergamos në Itali, vogëlushi Kristi Maze i cili ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në Neës 24 ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të trasnsferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë.