Ish -kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit.
Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.
Ai fillimisht është mjekuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit, po për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.