Mbrëmjen e djeshme sporti i volejbollit ka humbur një figurë të saj. Ish-lojtari i Partizanit, Robert Borova ka ndërruar jetë.
Borova është një nga lojtarët që janë shënuar në histori, kur eliminuar italianët e Ruinit, disa herë kampion, në vitin 1973-1974. Ai njihej me epitetin “i gjithanshmi”. Borova ka shërbyer edhe si trajner i të kuqve të Partizanit apo edhe i Teutës e Erzenit.
Deputeti Agron Duka e ka kujtuar mikun e tij me anë të një postimi në Facebook.
“Ai ishte një volejbollist me përgatitje të veçantë teknike, ishte jo vetëm një shutër i suksesshëm, por dhe një bllokues i padiskutueshëm në lojë.
I kudondodhur në fushë dhe i veçantë në teknikën e shërbimit të tij, falë aftësive individuale ai ishte promotor i ekipit.”- kështu e përshkruan Duka.