Bashkëshorti i këngëtares, Celine Dion, Rene Angelil ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Las Vegas. Ai ishte 73 vjeç dhe vuante nga kanceri në fyt.
Angelil përvecse një bashkëshort i përkushtuar ka qenë prej vitesh edhe menaxheri i yllit të muzikës. Ata janë martuar në vitin 1994 dhe nga fryti i dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë tre djem, Rene Charles dhe dy binjakët, Eddy dhe Nelson në 2001.