Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku për pasojë një 16-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit.
Viktima është identifikuar si Genta Pula nga fshati Zenelaj në Gjirokastër dhe është helmuar me helm mizash.
Ajo ka futur në gojë fasule të paziera pa e ditur se ato ishin spërkatur me helm mizash nga familjarët.
Vajza është dërguar me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë. /Opinion.al