Me qëllim përmirësimin e kushteve, punëtorët e Greqisë do të futën në grevë ditën e nesërme me datë 1 Maji. Transporti në të gjithë vendin, për shkak të kësaj kërkese, do të jetë me “ndërprerje pune”, që do të thotë se do funksionojë në orare të caktuara.
Ndalimi i punës për transportin do të zgjasë nga nisja e turnit deri ne orën 9 të mëngjesit, dhe nga ora 9 e mbrëmjes deri në fund të turnit. Këto janë orare të cilat frekuentohen shpesh nga qytetarët.
Punëtorët e metrosë kërkojnë rritje të konsiderueshme page që mbulojnë nevojat e së përditshmes, rivendosjen e pagave të 13-të dhe 14-të, si dhe ulje të çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë, sipas in.gr. Nga ana tjetër, anijet kanë shpallur grevë totale prej 24-orshe.
Sindikatat greke bëjnë thirrje për tubime dhe kërkojnë pjesëmarrjen e të gjithëve.