Reshjet e borës janë ndërprerë në zonat e ulëta në juglindje, në të cilat po bie shi me intesitet të ulët.
Në lartësitë mbi 1.200 m mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intesitet mesatar.
Në Dardhë trashësia e borës ka shkuar në 15 cm dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore.
Akset nacionale të juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri, Qafë Qarri- Erseke nuk është i kalueshëm.
Nga moti i keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë./tvklan