Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, nisin hetimet ndërkombëtare për të zbuluar kush i fiku dritat! Zgjasin 6 muaj 

2024/06/22 at 9:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Black out”, ndërpritet energjia elektrike në të gjithë Shqipërinë 

Komisioni Europian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës që bëri që të kishte ndërprerje të rrymës ditën e djeshme në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci. 

Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjisë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta. Një hetim Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) do të përcaktojë dhe shkaqet nga kanë nisur problemet. 

‘Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët’ thuhet në deklaratë e ENSO. 

ENTSO-E njoftoi se është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur. 

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh, njofton ENTSO. 

Mali i Zi: Defekti nuk është faktor njerëzor
Drejtori i Qendrës Kombëtare Dispeçer,në Mal të Zi Ranko Rexhiq, në konferencën për media tha dje se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur saktësisht. 

“Kjo do të përcaktohet nga Shoqata Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit, e cila është pjesë e Komisionit Evropian. Ata do të kenë informacion të detajuar dhe të saktë pas hetimit.” 

Redžić tha se nuk mund të komentonte pretendimet e mediave rajonale se Mali i Zi dyshohet se ishte përgjegjës për ngjarjen. Ai shpjegoi se ishte një dështim rajonal dhe se çfarë ka ndodhur do të tregojë hetimi nga organi zyrtar i KE-së. 

Ai po ashtu tha se shkaku i aksidentit nuk ka qenë faktori njerëzor dhe se “as nuk duhet të mendojmë për këtë”, dhe se një shqetësim i tillë nuk ka ndodhur në Mal të Zi në 30 vitet e fundit. 

“Shkak mund të jetë edhe tranzicioni i gjelbër (burimet e rinovueshme të energjisë) sepse ai treg është shumë aktiv”, tha ai. 

Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj
Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, zyrtarisht njoftuan se kolapsi teorik mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura dhe se është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat. gjashtë muaj.  

“Ne jemi dëshmitarë të një prishjeje rajonale të sistemit elektroenergjetik dhe të fajësosh Malin e Zi për këtë do të ishte jashtëzakonisht e gabuar. Problemi u ngrit si rezultat i një ngarkese shumë të madhe, rritjes së ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta. E gjithë kjo çon në faktin që rryma nuk mund të transmetohet siç duhet dhe po vijmë tek ajo që ndodhi sot”, tha ministri i Energjisë dhe Minierave në Mal të Zi Sasha Mujoviç në një fjalim zyrtar për mediat, shkruan media malazeze, Vijesti. 

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Vlorë/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe i fejuari, 3 autorët arrestohen nga policia 

Vlorë/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe i fejuari, 3 autorët arrestohen nga policia 

Nuk e mësoi kurrë vdekjen e djalit të saj, ndahet nga jeta në moshën 101 vjeçe mamaja e Pele!  

Nuk e mësoi kurrë vdekjen e djalit të saj, ndahet nga jeta në moshën 101 vjeçe mamaja e Pele!  

Standarde më të mira në etikën e magjistratëve, Metani takim me homologun francez 

Standarde më të mira në etikën e magjistratëve, Metani takim me homologun francez 

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com