Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, mëson A2CNN. Organi i akuzës ka sekuestruar dosjen që Bashkia e Durrësit ka bërë për rehabilitimin e argjinaturës.
Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë vendimin për sekuestrimin e të gjitha provave materiale.
Më konkretisht është sekuestruar “dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim’ për objektin.
Po ashtu është vendosur “sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes” për objektin.
Kujtojmë që si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen pati përmbytje masive në disa fshatra të Durrësit, si Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë.
















