Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në kuadër të 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani thotë se sot Kosova është e pavarur dhe sovrane.
Ai ka theksuar se 25 vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
“Njëzet e pesë vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike”, shkruan Hasani./Opinion.al