Një shqiptar, pronar i një kafeneje është ekzekutuar në Athinë pas ankesës së kamarieres se një klient po e ngacmonte.
Mbrëmjen e së mërkurës, afër sheshit “Omonia”, Vangjel Kremidha, 47 vjeç, u ekzekutua nga irakeni që pati ngacmuar kamarieren.
Kremidha bashkë me të dashurin e vajzës nga Kazakistani e kishin larguar irakenin që shetësonte kamarieren, por ai ishte kthyer me një armë.
Nga të shtënat mbetën edhe disa persona të plagosur me plumba në këmbë.