Me ndarjen nga jeta të Leka Bungos, kultura shqiptare humbet një personalitet të shquar, që me veprën dhe përkushtimin e tij la gjurmë të thella në historinë e artit shqiptar.
Por kush është Leka Bungo?
Aktori dhe regjisori i njohur lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe është një nga emrat më të njohur të artit dhe kulturës shqiptare. I diplomuar në shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas ndjekës i një kursi njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve, Bungo ka dhënë një kontribut të gjerë në teatër, film dhe televizion.
Karrierën e tij artistike e nisi si regjisor në Teatrin “Bylis” të Fierit dhe më pas në Estradën e Shtetit, ku spikati me shfaqje që trajtonin tematika sociale me nota satire. Pas viteve ’90, ai krijoi teatrin privat “Rubairat”, një iniciativë kulturore që megjithëse me jetë të shkurtër, mbetet një përpjekje e veçantë në historinë e teatrit shqiptar.
Në vitin 2002 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të ishte aktiv në fushën e artit. Ai ka shkruar drama dhe skenarë filmash si “Pabesia” dhe “Pas fasadës”, ndërsa është njohur edhe për rolin e Bardhylës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990).
Në vitin 1998 themeloi televizionin privat Combi, ndërsa në 2001 u bë anëtar i bordit drejtues të RTSH-së. Në vitin 2016 realizoi serialin “Rrokulisja”, i frymëzuar nga ngjarjet e vitit 1997. Nga viti 2021 deri në shkurt të 2025-ës, Bungo mbajti postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Në vitin 2016, ai bëri seri Rrokulisja për televizionin shqiptar, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997 [3].
Film
1966: Oshëtime në bregdet si një ushtri fashiste
1990: Një djalë edhe një vajzë si Bardhyl, babai i Artanit
Dramë
Pabesia : dramë, Tirana 1980
Skenari
1985: Tre njerëz me guna
1988: Mirela (był także reżyserem filmu)
1991: Gjuetia e fundit
1992: Pas fasadës