Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan Ambasada e SHBA, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën.
Ndërsa kujtoi që Ambasada e SHBA ka nderuar Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”,-shkruan ambasada e SHBA në Tiranë në “Facebook”.