Trupi i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është nxjerrë nga Mitropolia e Athinës nën një marshim zie të bandës së Marinës.
Në vazhdim arkivoli u përcoll me duartrokitje të shumta prej të pranishmëve të cilët nderuan punën dhe veprën e njeriut të madh të paqes dhe vëllazërimit, siç e quajti atë presidentja e Greqisë Katerina Saqeralopoulu.
Trupi i Kryepeshkopit do të mbërrijë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, pasditen e së martës ndërsa varrimi do të bëhet të enjten, më 30 janar në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Kujtojmë se Anastas Janullatos ndërroi jetë ditén e shtunë, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.
Ai nuk arriti t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.