Presidenti i vendit Ilir Meta i ka kushtuar disa fjalë ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-ministrit socialist Marko Bello.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Meta shpreh dhimbje për humbjen e Bellos, i cili u nda ng jeta pasi ishte prekur nga koronavirusi.
“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!
Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! Lamtumirë i shtrenjti ynë Marko Bello”, ka shkruar Meta./Opinion.al