Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961, ndërsa sot u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Dyshohet se gazetari ka pësuar arrest kardiak.
Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.
Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.
Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Infomacion paraprak
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.