Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.
Artur Zheji njihej si një nga figurat me një karrierë të gjatë dhe me ndikim në mediat shqiptare.