Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvillua ditën e sotme një vizitë në gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër.
Shahini është takuar përfaqësues të drejtorisë arsimore Dibër, dhe mësues të ndryshëm për të diskutuar në lidhje me problematikat aktuale.
Ministrja e Arsimit, është shprehur se vendimi ndarjes së gjimnazit, ku një pjesë e nxënësve ende zhvillojnë mësimin në godinën e vjetër është, është i paligjshëm.
Përsa i përketë çështjes së riorganizimit të zyrave e drejtorive rajonale arsimore, ajo tha se ndryshimet janë në funksion modernizimit të shërbimeve publike.
“Ndarja e gjimnazit në dysh, ku një pjesë e nxënësve janë dërguar të mësojnë në objektin e vjetër, ishte një vendim i paligjshëm dhe i gabuar i drejtoreshës së mëparshme, që ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit.
Ky proces do të vazhdojë sepse ne nuk mund të lejojmë moszbatimin e rregullave nga askush. Peshkopia është 4 orë larg nga Tirana, por kjo nuk do të thotë se punonjësit e ministrisë mund të shkelin rregullat dhe të mos ndëshkohen!”, u shpreh ministrja Shahini./ Opinion.al E.Xh.