Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit.
Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi që pushteti vendor të përqëndrohet më shumë në trajtimin e mbetjeve.
Ai tha që kryebashkiakët duhet të fillojnë të punojnë për ndarjen në burim, për riciklim e ripërdorim të mbetjeve.
“Të filloni të punoni për ndarjen në burim për riciklim e ripërdorim, se nuk mund të jetë kjo histori: hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe më pas merri e çoji në venddepozitim…
Kjo është një sfidë e kalimit nga fshati në qytet, në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në sensin e përkatësisë europiane.
Një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim, jo për plehrat e fshatit, por për plehrat urbane, ka Berati, që ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi, dhe ajo duhet parë se nuk është një shkencë shumë e madhe”, tha Rama.