Policia e Kakavijës zbuloi 3 kilogramë heroinë të fshehura në një furgon tip Mercedes Vito, që drejtohej nga 39-vjecari Lulzim Bosnja, lindur dhe banues ne Libofshë të Fierit. Droga transportohej në kroskotin e makinës e mbështjellë në natriban dhe u zbulua nga skaneri i pikës kufitare.