Policia shqiptare ka ndaluar një person të shpallur në kërkim nga shteti italian, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Mësohet se shtetasi A.H., 31 vjeç, banues në Kavajë u ndalua në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’.
”Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali./Opinion.al