Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndalet në Durrës për ID greke false. Qytetari gjen vetë provat, por prokuroria e zvarrit

2023/04/26 at 9:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndalet në Durrës për ID greke false. Qytetari gjen vetë provat, por prokuroria e zvarrit

Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarje, që ka ndodhur në Durrës në Shkurt 2023. Një qytetar, që kishte prerë biletën për në Francë u ndalua nga policia me pretendimin që ID-ja e tij greke, ishte false. Por sot pas disa muajsh, qytetari është i bllokuar dhe Prokuroria e Durrësit nuk ka bërë asnjë gjë për të verifikuar ID-në e tij.

“Kam dashur të largohem nga Shqipëria në datën 24.02 i këtij viti që jemi tani. Do të shkoja në Francë, aty ku punoj me fibër optike. Ora 10:00 jam ndaluar në portin e Durrësit. Më është thënë që kjo kartë nuk është e saktë. Ju them ju lutem verifikojeni më saktë pasi me këtë kartë kam kaluar edhe herë të tjera. Më thanë prisni 5 minuta. Më mbyllën në një dhomë dhe nuk më pyeti më njeri. Morën shenja gishtash, fotografi. U thashë kontaktoni me shtetin grek sepse po bëni gabim se është kartë e shtetit grek. E vetmja përgjigje që më kanë thënë është nuk kemi pse kontaktojmë me asnjë lloj shteti, thjesht duhet laboratori i shkencave të nxjerrë ekspertizën për këtë lloj gjëje”, tha denoncuesi.

Gazetari i “Stop” u interesua në Policinë e Durrësit, e cila na çoi në Prokurori, ku çështjen e ka prokuroja Flora Reka. Avokati i qytetarit publikon fakte dhe dokumente nga Greqia, që tregojnë, se ID-ja e klientit të tij është e saktë, por vonesa nga ana e Prokurorisë, nuk ka shpjegim.

“Çfarë kërkojnë më këta policë që i krijojnë probleme qytetarit? Se dikush do përgjigjet. Po prokurorja që e ka marrë këtë dokument? Le ta dëgjojë ajo zonja Flora Reka. Dëgjoje zonjë dhe më dëgjo nga ekrani i televizorit. Ke shkelur ligjin, ke abuzuar me detyrën. Ke akuzuar një qytetar kot së koti. Po i heq lirinë për një kohë shumë të gjatë. Do përgjigjesh dhe disiplinarisht dhe financiarisht zonjë”, tha avokati.

“Stop” ka improvizuar vjedhjen e një makine, në të cilën ka edhe një provë nga autori.

Prova, që është një ID, përmes hetimit zinxhir dhe të shpejtë, çoi në kapjen e autorit. Eugen Beci ish-prokuror na jep detaje, sesi u kap autori në këtë ngjarje të improvizuar.

“Duke patur në konsideratë shpejtësinë e veprimeve që duhet të kryejë Policia Gjyqësore në bazë të një urdhri delegimi që njihet nga Kodi i Procedurës dhe me shkrim dhe verbalisht që i lihet në detyrë  OPGJ-së, ai duhet të jellë menjëherë të tërë pamjet filmike të kamerave që kanë qenë në zonën ku është gjetur mjeti. Përveç provave shkencore që janë gjetur brenda automjetit, OPGJ është i detyruar të gjejë dhe identifikojë adresën e saktë dhe shoqërimin e personit që i është gjetur karta e identitetit. Duke parë telefonin e tij, duke përcaktuar vendndodhjen e tij, fakti që ai person konstatohet lehtësisht nga pamjet e kamerave të vëzhgimit që tashmë janë administruar sipas Kodit të Procedurës Penale e bën të mundur që menjëherë të zbulohet autorësia. Shpejtësia e kryerjes së këtyre procedurave është e domosdoshme. Marrja e kamerave, marrja e tabulateve telefonike, qelizave telefonike, thirrjes së personit me arsyen për të përcaktuar saktë vendndodhjen e tij në ditën dhe ndodhjen e ngjarjes automatikisht bën të mundur dhe identifikimin e autorit të kësaj vepre penale të improvizuar”, tha ish-prokurori./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Para
Ndërtuesi i shet shtëpinë disa herë, nuk mban premtimin: E lë në rrugë dhe zhduket

Ndërtuesi i shet shtëpinë disa herë, nuk mban premtimin: E lë në rrugë dhe zhduket

Zgjedhjet presidenciale amerikane, kush po garon e kush jo?

Zgjedhjet presidenciale amerikane, kush po garon e kush jo?

Tirana një hap nga finalja e Kupës

Tirana një hap nga finalja e Kupës

TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com