Mjeku i njohur Polikron Çela është ndarë nga jeta. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Familja e të ndjerit ka bërë me dije se homazhet në nder të tij do të mbahen në hotel “Internacional” në datë 12 mars, afër lidhjes së Shkrimtarëve nga ora 10 deri më 12:30. Mjeku i njohur do të prehet në varrezat e Sharrës.