Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Italisë, Salvatore (Toto) Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare.
Skilaci fitoi zemrat e italianëve, por edhe të shumë tifozëve shqiptarë tifozë të azzurrëve gjatë botërorit 1990.
Babai i tre vajzave vuante nga në sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk arriti ta fitojë dot ndeshjen më të rëndësishme në jetë.
Ai ishte operuar dy herë nga tumori. Në një intervistë të para disa viteve për Coerriere dell Serra, Toto Schillaci kishte thënë se “i kishte rënë bota mbi kokë” kur mësoi për sëmundjen. “Rashë në depresion, kisha frikë mos vdisja”, ishte shprehur ai kur u përball për herë të parë me sëmundjen e rëndë.