Ditën e sotme është ndarë nga jeta një prej legjendave të muzikës rock Malcolm Young. Ai ka qenë kitaristi dhe një nga themeluesit e grupit legjendar AC/DC. Malcolm vdiq si pasojë e sëmundjes së demenës në moshën 64 vjecare.
Ai vdiq në paqe i rrethuar nga familjarët e tij, të cilët kanë bërë më pas public lajmin e hidhur. Grupi AC/DC është krijuar në vitin 1973 dhe është një prej legjendave të muzikës rock.
Malcolm hoqi dorë nga muzika në vitin 2014 si pasojë e problemeve shëndetësore.