Futbolli shqiptar është në zi pasi një tjetër legjendë ka nderuar jetë.
Në orët e parë të ditës së sotme është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare ish-futbollisti i Partizanit, Gjergji Thaka.
Prej një dekade mesfushori Thaka ka qenë pjesë e Partizanit (1968-1978).
Kush është Gjergji Thaka?
Gjergji Thaka me Partizanin është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike.
Gjithashtu ai ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit.
Për 7 vite Thaka ka mbuluar edhe poste drejtues në klubin e kuq , zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani“.
Nga viti 1999-2002, Thaka ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.