Autor i disa dokumentarëve të figurave të shkollës, artit dhe kulturës. Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare gazetari dhe veprimtari i dalluar nga Tetova, Muharrem Idrizi, ndër njerëzit e parë që kanë punuar në Radio Televizionin e Prishtinës.
Idrizi, punën e tij e nisi në arsim, fillimisht ka qenë drejtor i shkollës fillore në Shipkovicë të Tetovës, por për shkak të represionit dhe përndjekjeve politike, u detyruar të largohet në Prishtinë, ku për një kohë të gjatë punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës.
Ai ka punuar në TVP deri në vitin 1990, kur media u mbyll pas dhunës dhe repsresionit të vazhdueshëm të pushtuesit serb. Muharrem Idrizi ka punuar dhe për një kohë të gjatë dhe nëë redaksinë e TV Art në Tetovë, deri pak kohë para pensionit ku punoi dhe në administratën e Komunës së Kosovës./intv.al