Aktori i famshëm Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet e tij te “Titanic” dhe “Lord of the Rings”, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Ai luajti rolin e kapitenit Edward Smith në filmin fitues të Çmimit Oskar të vitit 1997 dhe Mbretin Théoden në “Lord of the Rings”.
Sipas BBC, Hill ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga menaxheri i tij Lou Coulson.
“Karriera e tij e gjatë dhe e mbushur me role ikonike është një dëshmi e talentit të tij të jashtëzakonshëm”, u shpreh Lindsay Salt, drejtor i BBC Dramal.
Bernard Hill kishte lindur në Manchester, ndërsa jetonte në Suffolk.