Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi

2016/12/16 at 8:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndahet nga jeta aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi

Aktori dhe skenaristi i madh, Lazër Filipi mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Filipi është i njohur për shumë role në kinematografi dhe në teatër.


Lazër Filipi mësohet se ka ndërruar jetë sot. Ai është nderuar me  shumë çmime si edhe ka qenë nderuar me titullin Artist i Merituar.

Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921 në Shirq të Shkodrës.  Edukimin bazë e mori në vendlindje ku si nxënës i Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni – u shqua duke luajtur pjesë të vogla në aktivitetet teatrale të vëna në skenë nga vetë “Mësuesi i Popullit”. Ishte koha kur në Shkodër shoqëritë letraro-kulturore “Vllaznia”, “Rozafat” etj, organizonin veprimtari artistike dhe shfaqje të ndryshme skenike për publikun shkodranë si “Ali Pashë Tepelena dhe Suljotët”, “Ruba e kuqe”, etj.

Dhe pikërisht këto shfaqje do të linin mbresa te djaloshi i ri i cili, edhe pse në vitin 1938 u transferua në Tiranë, nuk e harroi teatrin.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Lazër Filipi bashkohet me lëvizjen antifashiste për të luftuar armikun. Gjëndja e mjeruar e Shqipërisë në ato vite bëri që edhe veprimtaritë e shoqërive kulturore të ishin më të pakta.

Kështu, krijimi i grupeve teatrale-artistike amatore brënda çetave apo lëvizjeve nacionalçlirimtare dhanë një ndihmë të madhe në këtë aspekt. I tillë është edhe krijimi i Teatrit të Rinisë Antifashiste, në vitin 1943, me të cilën Lazër Filipi interpretoi rolin e tij të parë në pjesën “Kryengritje Shqiptare”, shfaqur në More të Krujës dhe vënë në skenë nga Kolec Ilia.

Pas Kongresit të Përmetit, 24-28 maj 1944, krijohet grupi teatral “Grupi i Priskës”. Kjo trupë vuri në skenë disa pjesë; “Partizani”, “Burgu” dhe “Nëna” e shkrimtarit Fatmir Gjata. Lazër Filipi është një ndër më aktivët e këti grupi ku nuk mungojnë edhe figura të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare si Naim Frashëri “Artist i Popullit”, etj.

Pas mbarimit të luftës, krahas angazhimeve në trupën teatrale, Lazri ndoqi studimet për dramaturgji. Në vitin 1947 vijon studimet për aktor në Zagreb (Kroaci) por, si pasojë e prishjes diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, detyrohet t’i ndërpres. Më pas këto studime i vazhdon dhe i përfundon në vitin 1950 në ish-Çekosllavaki (që nga viti 1992 e ndarë në dy shtete; Republika Çeke dhe Republika Sllovake).

Mbasi mbaron studimet kthehet në Atdhe. Me përvojën e fituar në vitet e rinisë dhe me një pjekuri artistike të zgjeruar gjatë studimeve, Lazër Filipi i kthehet publikut me një galeri të tërë rolesh që do ta bëjnë atë një ndër aktorët më të dashur në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ndër interpretimet që mbesit të paharruara në kujtesën e artdashësve janë: Babai i Ofelisë në dramën “Hamleti” të Shekspirit, xha Shozi në dramën “Familja e peshkatarit” të Artistit të Popullit Sulejman Pitarka, Klarku në dramën “Arturo Ui” të poetit dhe dramaturgut gjerman Bertold Brecht, Lenini në dramën “Orët e Kremlinit” të shkrimtarit rus Nikolai Podovin, etj.

Të shumta janë rolet e Lazër Filipit edhe në kinematografi. Ai është ndër aktorët që ka interpretuar në filmin e parë tërësisht shqiptar “Tana”, në vitin 1958. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si: xha Demiri në filmin “Fortuna”, Ropi në filmin “Kapidani, etj.

Edhe pas daljes në pencion, në vitin 1977, Lazër Filipi vazhdoi angazhimet në teatër dhe kinematografi.

Në vitin 1991 krijon trupën teatrore “Tirana”. Me këtë trupë interpreton në disa drama: “Ali Pashë Tepelena”, “Fati i një refugjati”, “Napoleon Bonaparte”, etj.
Në vitin 2004 interpreton me trupën e Teatrit Kombëtar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulaha.

Lazër Filipi është nderuan me disa tituj dhe çmime:
Çmimi i Parë i Republikë për interpretimin e rolit të Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”, në vitin 1957.
Çmimi Special për interpretimin e rolit Shaqo Bregu në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1976.
Për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Interpretime në teatër: Kryengritje Shqiptare (1943), Partizani (1944), Nëna (1944), Burgu (1944), Topazi (1945), Dashnori Gjido (1945), Rrugaçi (1945), Martesa (1946), Çështje familjare (1956), Orët e Kremlinit (1957), Mashenka (1958), Hamleti (1960), Dhelpra dhe rrushtë (1961), Zonja e Bujtinës (1962), Qeni i kopshtarit (1963), Banorët e shkallës nr.6 (1963), Tre ditët e kjametit (1964), Roje nën llampat e neonit (1965), Ljubov Jarovaja (1965), Përkolgjinajt (1966), Cuca e maleve (1967), Heronjtë e Linasit (1968), Shokët (1969), Arturo Ui (1971), Sinjali i kuq (1973), Prefekti (1973), Familja e Peshkatarit (1974), Ali Pashë Tepelena (2003), Streha e të harruarve (2004), Napoleon Bonaparti (2005), etj.

Regjisor: “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarka.
Asistent regjizor: “19 ditë” e Fadil Paçrami.
Skenarist: “Dashuria që u mbijetoi flakëve”, “Nënë Tereza”.

Interpretime në kinematografi: Tana (1958), Fortuna (1959), Oshëtimë në bregdet (1966), Përse bie kjo daulle (1969), Ndërgjegjja (1972), Kapedani (1972), Shpërthimi (1974), Në fillim të verës (1975), Pylli i lirisë (1976), Shembja e idhujve (1977), Këshilltarët (1977), Nusja (1980), Një emër midis njerëzve (1983), Koha nuk pret (1984), Në emër të lirisë (1987), Misioni përtej detit (1988), Balada e Kurbinit (1989), Enigma (1991), Tradhëti bashkëshortore (2000), Ne dhe Lenini (2009), etj.

Skenarist: “Shpërthimi”.

 



Ju sugjerojmë

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Aktualitet

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

23 Maj, 2025 1:10 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

23 Maj, 2025 1:01 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

23 Maj, 2025 12:36 pm
Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
Bota

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

23 Maj, 2025 12:34 pm
820 mijë vizitorë të huaj në Prill
Aktualitet

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

23 Maj, 2025 12:23 pm
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
Kronikë

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

23 Maj, 2025 11:54 am
Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit

23 Maj, 2025 11:42 am
Para
Hillary Clinton: Rusia ka ndikuar direkt në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Hillary Clinton: Rusia ka ndikuar direkt në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Përse Rama mbrojti Roshin?

Çfarë po fshihet për çështjen Balili?

Zbardhet ekspertiza/Si u rrëzua motori që i mori jetën Ergit dhe Kejdit

Malësi e Madhe, aksidentohet për vdekje këmbësori, ndalohet drejtuesi i mjetit
















TE FUNDIT

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
23 Maj, 2025

Në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, vlerëson vullnetin politik...

Lexo më shumë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
23 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale....

Lexo më shumë

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
23 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si një...

Lexo më shumë

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
23 Maj, 2025

Një raport i ri nga Komiteti I Senatit për Sigurinë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzon agjencitë federale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com