Aktori amerikan Miguel Ferrer ka humbur luftën e tij kundër kancerit në fyt, sëmundje nga e cila vuante prej disa vitesh, duke ndërruar jetë pasditen e së enjtes.
Ferrer i cili është i njohur për rolin e tij si Owen Granger në serialin “NCIS: Los Angeles” ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Në momentet e fundit të jetës ai ishte i rrethuar nga miq dhe të afërm, raportojnë mediat amerikane.
George Clooney, kushëri me të ndjerin, pasi zhvilloi homazhe pranë familjes së Ferrer u shpreh se “Sot historia do të shënojë ndryshime të mëdha në botën tonë dhe humbja më e madhe është dita që Miguel Ferrer humbi luftën e tij me kancerin në fyt. Por ai nuk ka humbur për familjen e tij”.