Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga i dashuri, por ai e tërheq zvarrë nga flokët në mes të pub-it

2016/06/08 at 12:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga i dashuri, por ai e tërheq zvarrë nga flokët në mes të pub-it

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin për një 24-vjeçar të akuzuar për përndjekjen dhe mbajtjen peng për 48 orë të ish-të dashurës së tij. Sipas Gjykatës, në gusht të vitit 2015, një muaj pasi ishte ndarë nga e dashura e tij, i pandehuri Jurgen M. e ka gjetur atë në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet.

Me pretendimin se do të sqarohej për ndarjen, ai e ka tërhequr nga flokët dhe e ka futur me forcë në automjetin e tij. Dy netët në vijim ai e ka mbajtur vajzën me iniciale E.S. kundër dëshirës së saj në disa hotele në Tiranë. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri Jurgen M. u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” dhe të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe u dënua me 4 muaj heqje lirie.

PENGMARRJA

Sipas Gjykatës, më datë 27.08.2015, rreth orës 11:00, shtetasja E.S. është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë dhe ka deklaruar se Jurgen M. e kishte lëshuar pas dy netësh që e kishte mbajtur me forcë. Ajo ka sqaruar se kishte një vit që njihej me Jurgenin, por që në ditët e para ai kishte shfaqur shenja dhune dhe se ajo duhej të bënte çfarë të thoshte ai.

Kishte rreth një muaj që ishte ndarë prej tij dhe i shmangej në mënyra të ndryshme. Në datën 26-27 gusht ajo ka sqaruar se ka dalë me disa shoqe të saj për të pirë diçka te lokali “K…”. Rreth orës 01:30 është futur në lokal Jurgen M. dhe e ka kapur nga flokët pa i thënë asnjë fjalë.

Aty është krijuar një situatë jo e këndshme dhe në mes është futur i dashuri i shoqes së saj duke e nxjerrë jashtë të pandehurin. Pas disa minutash, një shok tjetër i ka thënë E.S. të dilte jashtë duke menduar se do të sqaroheshin, por përsëri Jurgeni e ka kapur për flokësh duke e tërhequr me forcë, më pas e ka kapur nga krahët, duke e futur në një makinë tip “Benz”.

I pandehuri është nisur drejt “Taivanit”. Në momentin që i pandehuri ka ndaluar rrugën në semafor, E.S. është larguar me vrap, por Jurgeni e ka ndjekur me vrap, e ka kapur dhe e ka futur përsëri në makinë.

Më pas, ata kanë shkuar në hotel “A…” dhe disa hotele të tjera kundër dëshirës së saj deri në orën 09:30 të datës 28 gusht 2015. Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor, ka rezultuar se tek e dëmtuara E.S. janë konstatuar shembje të indeve të buta, ekimoza, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, dëmtime që kanë sjellë humbje të aftësisë për punë deri në 9 ditë.

DESHMIA E 24-VJEÇARIT

Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë pyetjes në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, i pandehuri Jurgen M. ka pranuar njohjen me kallëzuesen E.S.

Ai ka pohuar se e ka pasur të dashur dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, por e ka kapur nga krahu për t’u sqaruar në lidhje me ndarjen për shkak të xhelozisë dhe se ditën e ngjarjes kishte konsumuar alkool./Panorama

Ju sugjerojmë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
Kronikë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

25 Maj, 2025 3:23 pm
Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
Sport

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

25 Maj, 2025 3:04 pm
Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
Bota

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

25 Maj, 2025 2:51 pm
Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Para
Foto/ WC-ja më “homofobe” në Shqipëri

Foto/ WC-ja më “homofobe” në Shqipëri

Përdhunoi 27 femra, ja shqiptari me nofkën “dragoi me biçikletë”

Përdhunoi 27 femra, ja shqiptari me nofkën “dragoi me biçikletë”

Video/ Investigimi i VICE NEWS mbi përdorimin e IMSI-CATCHER në Europë

Video/ Investigimi i VICE NEWS mbi përdorimin e IMSI-CATCHER në Europë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
25 Maj, 2025

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më...

Lexo më shumë

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
25 Maj, 2025

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin...

Lexo më shumë

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
25 Maj, 2025

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve...

Lexo më shumë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
25 Maj, 2025

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas ndjekjes nga policia. I riu, identiteti i të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com