Është përfolur prej pak kohësh ndarja e aktorit të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, pas dyshimeve që dy të rinjtë kanë ngritur pas fshirjes së fotove nga rrjetet sociale. Pas dy vitesh lidhjeje me grimieren e njohur Pranvera Metolli, mësohet se Rezi i ka dhënë fund marrëdhënies. Sipas revistës Story, e cila citon burime pranë ҫiftit, fejesa e dy të rinjve është prishur.
Statusin “i fejuar”, si Rezi, ashtu edhe Pranvera e kanë fshirë nga profile i tyre, por në të njëjtën kohë edhe fotot me njëri-tjetrin. Nuk dihen arsyet e vërteta të ndarjes dhe nga ҫifti nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por faktet në profilet sociale duket se janë një dëshmi që e vërtetojnë ndarjen.