Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga burri, por vjen t’i kërkojë falje ish-vjehrrit. Historia e pabesueshme e Nertilës dhe përballja me dy sëmundjet 

2017/12/10 at 3:32 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 9 min
A A
Ndahet nga burri, por vjen t’i kërkojë falje ish-vjehrrit. Historia e pabesueshme e Nertilës dhe përballja me dy sëmundjet 

 


Jeta nuk i ka buzëqeshur aspak! Një histori e dhimbshme dhe plot emocione të forta ishte ajo e Nertilës në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Nertila një vajzë e re, i është dashur të përballohet me sfida shumë të mëdha edhe pse në një moshë shumë të vogël. Ajo ka kaluar një divorc të vështirë, është përballur me dy sëmundje të rënda dhe ka ardhur sot në emision për t’i kërkuar falje ish-vjehrrit, pasi sipas saj ai është arsyeja pse ajo ka sot një vajzë të vogël.

“Kam ardhur sot në emisioni për t’i kërkuar falje gjyshit të vajzës sime. Unë  jam ndarë para një vit me bashkëshortin tim, edhe pse ishte një historie me ngjyra, dashuri sakrifica të shumta, gjithçka që mund të përjetojë një martesë. Pjesa më e vështirë për mua ishte kur babi i vajzës sime ra në burg në shtetin grek. Ishte një periudhë kur unë kuptova se askush nuk po qëndronte afër tij. Unë sapo isha bërë nënë dhe merresha me aktivitete komunitare dhe vendosa të shkëputesha nga gjithçka dhe t’i përkushtohesha babait të vajzës sime dhe jam shumë e lumtur qe e kam bërë. Më pas mora vesh se vuaja nga dy sëmundje kancerogjene, në mitër dhe në gjoks. Unë sot do të rrëfej dhe një sekret. Lidhur me sëmundjen time ka vetëm pak ditë qe e ka marrë vesh mami, pasi më parë ja kisha thënë vetëm motrës së tij”.

Por historia nuk është vetëm kaq. Për Nertilën, dhimbja bëhet dhe më e madhe.

“Mua me vdiq dhe fëmija i dytë në bark dhe kjo vdekje më ktheu nga një Nertilë idealiste, në një Nertilë me realiste dhe mendova mos kam gabuar që duhet të paguajë dikush tjetër, sepse ishte një jetë tjetër. Mendova që të le mënjanë kurimin dhe të luftoj që babai i fëmijës sime të fitonte lirinë, pasi ishte dënuar me shumë vite. Ai ka qenë në burg dhe  në të kaluarën para se të më njihte. U përballa më boten e krimit. Kështu që vendosa të bëja shumë gjëra, disa aty për aty të çastit, thjesht të zgjidhja problemet dhe ta shikoja vajzën time me babain. Nga njëra anë nuk e dija si ishte sëmundja, shikoja që një kokërr më rritej mbi lëkurë dhe e fshehja që mami im të mos ma shikonte dhe të dallonte sa keq isha”.

E pyetur nga Arditi nëse u vizita, ajo tha se ka bërë një vizitë, por jo të specializuar. Pas shumë muajsh bëra disa vizita të tjera, sepse e kisha mendjen tek babai i vajzës sime.

Nertila: Motra i thotë mamit që ajo qan çdo natë, dhe me pyet mami pse qan?

–Unë i them që jo vetëm më ka zënë gripi.

Ilaçi që unë pija më krijonte dhimbje, dhe turbullirë të madhe në mitër, sidomos pas operaciocionit. Dhe psikologjikisht po e vuaja shumë, pasi isha vetëm.

Duhet t’i kisha ndjekur dhe këshillat e atij që unë kam thirrur sot këtë, që nuk e di nëse do vijë. Para pesë viteve që unë doja të ngelesha shtatzënë ndodhi një konflikt që unë isha gati në divorc, pasi kisha qenë në spital për kokë. As babai im nuk e kupton divorcin pse nuk e kam bërë. Më pas i jam kthyer kontrollit për gjoksit dhe sot jam në fazën e parë. Kanceri në gji është aty dhe unë do shkoj në Itali, pasi do më ndihmojë kisha katolike. Është një prift që ka ndihmuar shumë gra dhe vajza.

Arditi – Le të rikthehemi tek familja jote. Ku është ish-bashkëshorti?

Nertila: Ai është në Tiranë.

Arditi : Në cilin momente vendose të divorcoheshe nga ai, që the jo më?

Nertila: Të ndahesha, sepse është fjalë tjetër ndahesh dhe divorcohesh. Unë kam patur eksperienca me gra që kanë kaluar shumë trauma të mëdha dhe që kishin përjetuar shumë probleme dhe i kisha ndihmuar. Dhe e dija që një divorc kur ti sapo je ndarë nuk është i mirë, shpërthejnë gjakra, problemet. Një divorc i filluar kur ti sapo je ndarë nuk është i mirë. Unë thashë, do zhvendosem tek familja, por do divorcohem, pasi është i pashmangshëm. Dhe thashë do merrem me shëndetin për disa kurime të domosdoshme, duhet të përqendrohesha të punoja shumë dhe më pas ndodhi dhe pjesa e operimit. Unë u shpërngula tek familja dhe pastaj në 24 Mars u operova. Divorci është i  vështirë dhe nuk është dasmë, por sigurisht rikthimin mbrapa nuk ka.  Arsyet e divorcit janë më shumë se jemi të detyruar, sesa duam.

Arditi- Si është marrëdhënia me familje e tij?

Nertila: Ai ka një familje të mrekullueshme, ka disa motra shumë të rralla. Më vëllain e madh të tij nuk kam pasur shumë komunikim, pasi jeton jashtë, por kishim marrëdhënie korrekte. Me vëllain e vogël, Markun kam pasur marrëdhënie shumë të afërt. Ai ka rrezikuar jetën me mu, pasi mund të vinin njerëzit me pistoletë në kokë dhe mund të na merrnin lekët dhe të iknin.

Arditi: Sot ke thirrur vjehrrin, gjyshin e vajzës tënde, pse e ke bërë këtë?

Nertila: Unë nuk kam komunikuar me atë që para se të zhvendosesha tek familja. Ai është fitorja më e madhe, pas vajzës që kam Pasur në 10 vite martesë.

Arditi: Ku konsiston kjo fitore?

Nertila: Ai e shikonte Nertilën, si Nertila, jo si nusja e djalit. Ai e shikonte Nertilën  si vajzat e tija.

Arditi: Mos harro se shkove 18 vjeç atje.

Nertila: Ai ka humbur nënë e fëmijëve, nga i njëjti operim që bëra unë në Mars, e kishte humbur në moshën 28 vjeçare. Ka qenë minator dhe ka lënë fëmijët vetëm, për t’i rritur shumë mirë. Dhe kjo më bënte përshtypje. Mua sa herë më përmendje emri i vjehrrit unë zihesha. Kur  ishte në burg babai i vajzës sime, dhe njerëzit më përmendin emrin e tij, unë shpërtheja dhe njuk i lejoja, sepse ai më ka mbështetur në të gjithë vitet. Kur unë promovoja libra, ai është zgjuar nga krevati dhe i sëmurë është zgjuar nga krevati dhe ka ardhur. Bashkëshorti, nuk ka qenë në asnjë promovim, ndërsa vjehrri vinte gjithmonë. Ai më jepte shumë kurajo gjithmonë dhe të jepte fuqi.

Arditi: Ti nuk flet me ish- vjehrrin?

Nertila: Është një heshtje e ftohtë.

Arditi: Ti flisje për një heshtje të ftohtë, nga ka ardhur?

Nertila: Siç thashë para 5 viteve kam dashur të marr të njëjtin vendim për tu ndarë nga i biri. Familja ime të gjithë më panë si isha. Ata më kishin gjetur duke qarë tëk varri i gjyshit në 6 të mëngjesit. Në familjen time nuk kishte ndodhur kurrë një ndarje dhe nuk doja të zhgënjeja asnjë njeri. Mora telefonate dhe nga gjyshja e cila më tha se do të humbasin vlerat nëse do ndahesha. Edhe pse ata nuk i dinin gjërat. Telefonata që më ka kthyer ti thënë një mundësi bashkëshortit ka qenë ajo e vjehrrit. Unë i thashë që nuk mundem dhe dua të kthehem tek familja ime. Ai më ka thënë në telefon që “dua të jesh mire ti, dhe të të prihet mbarë ty në çdo gjë që do, por kësaj radhë jepi një mundësi për hatrin  tim”. Gjithë mbështetja që ai më kishte thënë në të gjitha ato vite, më vuri në sedër dhe nuk llogarita asnjë nga familja ime. Dhe të nesërmen në mëngjes i kam bërë mesazh djalit të tij dhe erdha në Tiranë tek biznesi i tij dhe diskutuam si të përmirësojmë marrëdhënien. 

Arditi: Vjehrri ku është?

Nertila: Ai është në Troshan. Kam marrë vesh që ka qenë në spital. Kam menduar disa herë që ti shkoja në spital në Sanatorium, por kam frikë se do sëmurej më shumë.  Unë e kam vajzën falë tij sot. Nëse nuk kishte qenë ai unë nuk do isha bërë nënë sot, për shkak të sëmundjes.

Arditi: Si e ka emrin vajza?

Nertila: Çelestina, mua me pëlqen ti thërras Tina, por të tjerët i thonë Ina.

Arditi: Sa kohë ka që nuk e ka parë vjehrrin?

Nertila: Rreth një vit.

Arditit: Çfarë do dojë t’i thoje?

Nertila: Më vjen keq që i ka munguar mbesa. Së dyti do ti kërkoj falje që i kam shtuar një shqetësim tjetër, pasi nuk është e lehtë që t’i ndahet djali. Madje mund t’ i kërkoj falje në emër të të dyve dhe të atij, që i kemi sjellë një tjetër shqetësim atij njeriu kaq të mirë. Së dyti do i premtoja që vajzën do ja dërgoj shumë shpesh, pasi është i sëmurë. Unë tani kam pak më mirë, pasi ka pasur raste që unë kam ndenjur me muaj shtrirë.

Pasi ka marrë mesazhin z. Shtjefen ka ardhur në studion e të dielës shqiptare.

Nertila: Babë si je?

Shtjefen: Ma mirë. Ku e kë lënë vajzën?

Nertila: Do vi ta sjell vajzën ta shikosh ti, ka takuar babën e vet, e kam takuar dhe unë. E kam lënë pak vetëm se më qëllon me lëviz për kurim. Atë e marr malli shumë për ju.

Shtjefen: Edhe mua më merr malli për ty.

Nertila: Doja ta dija nëse mund të vija.

Shtjefen: Ti ke vendin tënd dhe mund të vish kur të duash.

Nertila: Babë doja me të kërku falje. Ne nuk e dimë se çfarë do na ndodhi në jetë, sikurse nuk e ke ditur ti. Nëse të kujtohet para 5 viteve kemi bërë një telefonatë ku më ke kërkuar një mundësi për tu rikthyer. Unë jam ulur me ty kemi folur dhe i kemi zgjidhur bashkë. Të kërkoj fjalë që të kam sjellë shumë shqetësime për shumë gjëra. Unë nuk i kam kërkuar falje as babës tim. Ti je personi i vetëm që dua të të kërkoj falje që unë nuk mundëm me u kthy mbrapa. Unë nuk do martohem më kurrë dhe ju mbete i familja e vetëm nga vajza.

Shtjefen: Jo, Nertilë me fol ashtu, pasi jeta ka gjithçka.

Nertila: Unë kam bërë një premtim tek Zoti dhe do e mbaj fjalën. A ka mundësi që unë të vi tek shtëpia sa herë të dua?

Shtjefen: Sa herë të dush e ke derën hapur tek baba, djali ka të metat e veta, unë fajësoj djalin. Nuk ke nevojë me kërku ndjesë, kemi bërë vetëm detyrë.

Nertila: Unë nuk të kam marrë ne telefon sepse nuk doja të të mërzisja.

Shtjefen: Unë kam përballuar shumë sfida dhe ndoshta kam gabuar. Jeta ka gjithçka. Mua më dhimbset vajza se është mbesa ime, më dhimbsesh dhe ti se ke pasur sakrifica. Unë për vetë kam mësuar shumë gjëra në jetë. Kështu që nuk duhet të vendosësh që të mos martohesh më.

Nertila: Unë doja të të kërkoja falje.

Shtjefen:Nuk ke pse më kërkon falje fare.

Më pas Nertila, u takua me ish vjehrrin  ku nuk mungoi dhe një përqafim i ngrohtë mes tyre. Arditi u bërë dhe një surprizë ku solli në studio vajzën e vogël, e cila u takuam me gjyshin./tvklan.al

 

Etiketa: ka nje mesazh per tynertilavjehrri


Ju sugjerojmë

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen

15 Maj, 2025 9:21 am
Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

15 Maj, 2025 9:04 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Vijon numërimi i votave preferenciale dhe diasporës, PS kryeson me 83 mandate, PD 50

15 Maj, 2025 8:52 am
Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

15 Maj, 2025 8:46 am
Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi
Aktualitet

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi

15 Maj, 2025 8:29 am
Para
Video/ Qindra njerëz në varrimin e Aleksandër Ndokës, i biri nën vëzhgimin e Policisë

Video/ Qindra njerëz në varrimin e Aleksandër Ndokës, i biri nën vëzhgimin e Policisë

Vrasja e vëllait të Arben Ndokës, shoqërohen në polici 8 persona

Video/Vrasja e Aleksander Ndokës ishte e studiuar, shkon në 12 numri i personave të shoqëruar 

58-vjeçari gjendet i djegur brenda ashensorit të pallatit  

Trupi i karbonizuar në ashensor është i punonjësit të ujësjellësit 
















TE FUNDIT

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
15 Maj, 2025

Edhe pse kanë arritur të fitojnë shumë vota nga zgjedhësit, janë 4 kandidatë nga listat e hapura socialiste, të cilët...

Lexo më shumë

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
15 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku një automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësore 50 vjeç. Policia...

Lexo më shumë

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
15 Maj, 2025

Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta...

Lexo më shumë

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
15 Maj, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Bundeskanzler Friedrich Merz, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com