Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar ditën e sotme Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin nga burgu 302.
Transferimi është kryer rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Mësohet se grupi Emiljano Shullazi do të qëndrojë në të njëjtin vend ku mbahej edhe Vladimir Gjuta, pra në Burgun e Elbasanit.
Burgu i Elbasanit është burg i sigurisë së lartë dhe ndaj mendohet se lëvizja është bërë për këto arsye, raporton panorama.
Ndërsa Gilando Dani është dërguar në burgun e Fushë-Krujës. Sa i përket Blerim Shullazit, ai është dërguar te 313-ta.
Në këtë mënyrë, Drejtoria e Burgjeve i ka ndarë tre pjesëtarët e grupit Shullazi.