Raste të reja me koronavirus identifikohen në SHBA nga dita në ditë dhe kjo ka detyruar Presidentin Trump që të pezullojë të gjitha fluturimet nga Europa për 30 ditë si masë parandaluese.
Por megjithatë, virusi po gjen përhapje midis personave brenda SHBA dhe ka regjistruar të prekurin e parë në ligën elitare të basketbollit, NBA.
Basketbollisti i Utah Jazz, Rudy Gobert ka rezultuar pozitiv në testimin e tij. Francezi është shpallur dy herë radhazi, lojtari mbrojtës i vitit në NBA por fatkeqësisht ai nuk është mbrojtur dot nga epidemia e COVID-19.
Rezultatet e testit dolën pak orë përpara fillimit të sfidës kundër Thunder duke bërë që ky takim të shtyhet menjëherë.
Pas këtij lajmi NBA ka marrë vendimin ekstrem të pezullojë sezonin pa lajmëruar se kur do të rinisë përsëri. /Opinion.al