Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nazimeja tani kuzhiniere në burg. Ja pse iu ul dënimi nga gjykata

2016/03/12 at 4:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nazimeja tani kuzhiniere në burg. Ja pse iu ul dënimi nga gjykata

Gjykata e Tiranës zbardh arsyetimin e vendimit që i uli 3 muaj nga dënimi i mbetur Nazime Vishës, 22­-vjeçares të dënuar me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Vendimi i gjykatës është bazuar në raportin e vlerësimit të sjelljes në qeli të të dënuarës për vrasjen e Fiqiri Muçës, në vitin 2012, nga i cili pretendoi se ishte abuzuar për katër vjet me radhë.

Përveç sjelljes së mirë në qeli dhe pendesës për krimin, raporti përmend edhe faktin se vajza që kreu një krim në moshën 18­ vjeçare është punësuar brenda ambienteve të burgut.

Ajo figuron të jetë pjesë e organikës së punës në mensën e burgut “Ali Demi”, ku po kryen dënimin. Gjykata pranoi kërkesën e Nazime Vishës për ulje dënimi më 25 shkurt. Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit nga ana e 22­ vjeçares, asaj i kanë mbetur edhe 3 vjet e 6 muaj heqje lirie.

“Sipas vlerësimit të sjelljes së të dënuarës, bërë nga Drejtoria e IEVP ‘Ali Demi’, nr.325, Tiranë, rezulton se e dënuara ka ardhur në këtë burg më datë 16.12.2013. Gjatë kohës së qëndrimit në burg e dënuara ka shfaqur sjellje pozitive dhe është përshtatur mirë me jetesën në institucion.

Zhvillon një komunikim të mirë me personelin e institucionit, duke respektuar të gjitha normat e etikës. Ka manifestuar sjellje të mirë dhe korrekte me bashkëvuajtëset, duke zhvilluar një komunikim normal.

Nuk ka tentuar më parë të largohet pa leje apo nuk është larguar nga vendi i qëndrimit të saj të detyruar.

Nuk ka mbajtur ose shpërndarë sende të cilat mund të përdoren për të dëmtuar jetën. Nuk ka kryer aktivitete të tjera që bien në kundërshtim me Rregulloren e përgjithshme të burgjeve, si dhe rregulloren e brendshme të IEVP.

E dënuara Nazime Visha merr pjesë rregullisht në aktivitetet rehabilituese të zhvilluara në IEVP ‘Ali Demi’. E dënuara është pjesë e organikës së punës në mensën e institucionit. Merr pjesë në këshillimet individuale dhe bisedat në grup, merr pjesë në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në institucion.

Merr pjesë në aktivitetet fetare, ka marrëdhënie shumë të mira me familjarët, takime të rregullta me ta dhe ka përfituar edhe leje shpërblyese.

Shprehet e penduar për veprën penale të kryer. Gjatë vuajtjes së dënimit nuk ka paraqitur rrezikshmëri”, citohej raporti vlerësues në vendimin e gjykatës./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Modelet postojnë “selfie” nudo si Kim Kardashian

Modelet postojnë "selfie" nudo si Kim Kardashian

Ndryshime në Qeveri, ikën ministri i Financave, Shkëlqim Cani

Cani për shkarkimin e tij: E rëndësishme është që vendi nuk mbeti vakant

Foto ekskluzive/Makina qe shpertheu.

Shpërthimi në Tiranë/ Policia: Defekt teknik në makinën e Lamajt

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com