Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por e ardhmja e Ukrainës mbetet e paqartë. Si ndryshoi gjithçka pas sulmit rus 

2023/12/17 at 9:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por e ardhmja e Ukrainës mbetet e paqartë. Si ndryshoi gjithçka pas sulmit rus 

NATO mirëpriti vendin e 31-të anëtar gjatë vitit 2023. Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, aplikimi i Suedisë vazhdon të jetë i pezulluar dhe gjithashtu Kievi vazhdon të përballet me sfida të mëdha. 

NATO u transformua nga sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë. 

Vetëm pak javë pasi tanket ruse kaluan kufirin ukrainas në shkurt 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore. 

Në prill, Finlanda u bë vendi i 31-të anëtar i NATO-s. 

“Fillon një epokë e re. Çdo vend maksimalizon sigurinë e tij. Po kështu edhe Finlanda. Anëtarësimi në NATO forcon pozitat tona ndërkombëtare dhe hapësirat për manovrim”, tha Sauli Niinisto, President i Finlandës. 

Suedia është ende në pritje. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka vonuar dhënien e miratimit për anëtarësimin, duke e akuzuar Suedinë se strehon persona që Turqia i konsideron terroristë. 

Ligjvënësit turq ende po diskutojnë kërkesën e Suedisë për anëtarësim. 

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të finalizojë këto diskutime sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të finalizojmë ratifikimin e Suedisë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. 

NATO rriti mbështetjen për Ukrainën gjatë vitit 2023, duke koordinuar furnizimin nga vendet anëtare me armë dhe ofrimin e programeve stërvitore. 

Në takimin e nivelit të lartë që u mbajt në korrik në Vilnius, aleanca riafirmoi pozicionin e saj se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe thjeshtoi procesin për anëtarësimin e saj. 

“Po bëhemi de facto një ushtri e NATO-s, për sa i përket kapaciteteve tona teknike, përqasjes së menaxhimit dhe parimeve për drejtimin e ushtrisë”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. 

Anëtarësimi i Ukrainës është një vendim politik që merret nga udhëheqësit e NATO-s, thotë ish-drejtori për planifikimin e politikave të aleancës, Fabrice Pothier. 

“Mendoj se Ukraina është ndër aleatët më të aftë të mundshëm. Është në nivelin optimal. Por, është në thelb një çështje politike, nëse përbën më shumë rrezik apo përfitim futja tani e Ukrainës, apo pritja për më vonë”, thotë zoti Pothier. 

Ukraina është angazhuar në bisedime anëtarësimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdon të luftojë me forcat ruse. 

Disa vende të NATO-s mendojnë se anëtarësimi i Ukrainës duhet të presë deri në përfundim të luftës. Por, kjo mund ta zgjasë luftën, thotë zoti Pothier. 

“Nëse thuhet kjo, atëherë Vladimir Putini do të ketë më shumë shtysa për të vazhduar dhe për të mbajtur një nivel luftimesh që nuk do t’ia lejojë Ukrainës të hedhë hapin drejt NATO-s”, thotë ai. 

Kjo është situata me të cilën përballet NATO, ndërsa e ardhmja drejt anëtarësimit të Ukrainës mbetet shumë e paqartë./ VOA 

Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Pse po ngutet Vuçiçi me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?

Mbyllet procesi i votimit në Serbi, opozita pretendon se ka fituar Beogradin 

Vuçiç mbetet në krye të Serbisë, Brnabiç shpall fitoren 

Vuçiç mbetet në krye të Serbisë, Brnabiç shpall fitoren 

Zgjedhjet në Serbi/Shaip Kamberi: Jemi afër sigurimit të një mandati 

Zgjedhjet në Serbi/Shaip Kamberi: Jemi afër sigurimit të një mandati 

TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com