Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2025/07/02 at 8:59 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

Ministri i Mbrotjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka qenë sot, më 2 korrik 2025, i ftuar në “Përballë Lajmit”, në Klan News.

Tema e parë për të cilën u diskutua, ishte rritja e shpenzimeve të NATO-s për mbrotjen. Vengu u shpreh fillimisht se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan. Këtë të fundit, Vengu e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, nën lidershipin amerikan është bërë angazhimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxheteve të tyre të sigurisë e mbrotjes.

“Siç e thatë e ju, samiti i NATO-s në Hagë konfirmoi tre gjëra. E para, u konfirmua qëndrueshmëria e aleancës dhe fakti që është një aleancë e pandashme, ku vendet janë të angazhuara e të dedikuara për mbrojtjen kolektive. Elementi i dytë, është konfirmimi i lidershipit amerikan, dhe nën lidershipin amerikan, është bërë kjo përpjekje e ky angazhim i përbashkët që të rriten ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes e të gjitha vendeve aleate“, tha ai.

Por çfarë do të thotë për Shqipërinë rritja e buxhetit për mbrojtjen? Vengu sqaron se brenda një afati 10-vjeçar, pra deri në vitin 2035, vendi ynë të ketë arritur këtë buxhet prej 5% për mbrotjen. Ministri tha se ekziston një plan, i bërë në bashkëpunim me ministritë, si ajo e Financave, e Jashtme, e Infrastrukturës dhe Energjisë, por dhe të institucioneve të tjera shtetërore, që çdo vit të ketë një rritje graduale të buxhetit. Sipas Vengut, në këtë mënyrë, Shqipëria provon dhe angazhimin e saj në NATO-n.

“Për Shqipërinë çfarë nënkupton? Nënkupton që në një afat 10-vjeçar, praktikisht në vlerë absolute, ne të kemi një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes aktuale, duke konsideruar që çdo vit, edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto rritet, e ne duhet të shkojmë pikësëpari në arritjen e një buxheti të mbrojtjes që shkon në masën 3.5% fillimisht. Ndërkohë, duhet të konsiderohet si buxhet komplimentar për mbrojtjen në masën 1.5%, çdo shpenzim që ka një karakter të dyfishtë. Një infrastrukturë që shfrytëzohet edhe nga Forcat e Armatosura, por edhe nga aspekti civil. Siç mund të jenë portet, aeroportet, hekurudhat, korridori VIII në tërësinë e tij që financohet dhe nga Bashkimi Evropian. Apo, investime që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve industriale, inovacionet, mbrojtjes kibernetike, e kështu me radhë. Kështu që, këto janë ato që përbëjnë paketën prej 5%. Do të jetë një rritje graduale, nuk do kalojmë në 5% në mënyrë immediate. Ne kemi bërë një plan shumë të kujdesshëm, së bashku me ministrinë e Financave, ministrinë e Jashtme, e një përpjekje gjithë shtetërore, ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në mënyrë që të konsiderojmë një rritje graduale çdo vit, me 0.15% ndaj PBB, vit më vit, deri në vitin 2035. Kjo, do i mundësojë Shqipërisë atë angazhim politik që ka bërë në samitin e NATO-s“, u shpreh ai.

Por cili ishte konfirmimi i radhës i samitit të NATO-s në Hagë për ministri Vengun? Sipas tij, samiti në Hagë konfirmoi rolin që ka Shqipëria në aleancë, si dhe besueshmërinë që i është dhënë për organizimin e samitit të NATO-s në vendin tonë, në 2027.

“Samiti i NATO-s, siç e thatë e ju, ishte një konfirmim i tretë. Konfirmim i rolit të Shqipërisë, i besueshmërisë të Shqipërisë, në rajon, ndaj dhe ju besua organizimi i një samiti, që është jo vetëm kompleks, por gjithashtu i rëndë sa i përket komponentëve të sigurisë, të infrastrukturës, të menaxhimit të këtij. E ky, është padyshim një konfirmim i kapaciteteve dhe rolit të Shqipërisë në rajon“, tha Vengu.

Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com