Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO shpreh shqetësim: Situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim 

2024/07/12 at 11:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
NATO shpreh shqetësim: Situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim 

NATO-ja dhe forca e saj paqeruajtëse në Kosovë, e njohur me shkurtesën KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj” dhe nxisin palët të angazhohen në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje politike, tha të enjten një zyrtar i aleancës në Uashington, ku krerët e aleancës u takuan për të shënuar 75 vjetorin e saj. 


“Në NATO, ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik. Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie,” u tha gazetarëve një zyrtar i NATO-s, i cili foli për situatën e sigurisë në Kosovë, ku NATO ka misionin më të madh dhe më të gjatë paqeruajtës në botë, me kusht që të mos identifikohet me emër. 

Sipas zyrtarit të NATO-s, “është për të ardhur keq që angazhimi në dialog nuk ka prodhuar marrëveshje apo çuar drejt thellimit të dialogut dhe kjo nënkupton që tensionet në terren vazhdojnë të kenë pasoja për sigurinë.” 

“Ne vazhdojmë … t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive dhe më të dobishme, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike,” shtoi ai. 

Sipas zyrtarit, paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë kanë shtuar kapacitetet e tyre, duke rritur numrin e ushtarëve nga 3700 në 4600 paqeruajtës, që përbën shtimin më të madh të forcave të NATO-s në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në kuadër të masave të tjera konkrete, sipas zyrtarit, trupat e NATO-s po ashtu kanë katërfishuar praninë e tyre në pjesën veriore të Kosovës dhe kanë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Këto masa të shtuara të sigurie janë bërë si pasojë e përshkallëzimit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, sidomos pas protestave të dhunshme që lanë mbi 90 ushtarë të KFOR-it të plagosur më 29 maj në një përleshje me grupe protestuesish serbë që kundërshtonin zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga partitë politike serbe. Dhuna shpërtheu pasi autoritetet e Kosovës shoqëruan me forca policore kryetarët e komunave në zyrat e tyre, me gjithë thirrjet perëndimore për ta shmangur një veprim të tillë. 

Situata në Kosovë u përshkallëzua edhe më tej më 24 shtator, kur një pjesëtar i policisë mbeti i vrarë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën, gjatë përleshjeve me një grup të armatosur serbësh në veriun e banuar me shumicë serbe, në fshatin Banjskë. Tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb u vranë gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse tërë ditën, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajonin e brishtë. 

Një sasi e madhe armatimi u konfiskua gjatë këtij incidenti, për të cilin Kosova fajësoi Serbinë, akuza të cilat Beogradi i hodhi poshtë, duke thënë se grupi përbëhej nga qytetarë serbë të Kosovës të revoltuar me qasjen e Prishtinës. 

Këto incidente u pasuan me shqetësimin e ngritur nga Shtetet e Bashkuara për një grumbullim të shtuar ushtarak serb në kufi me Kosovën dhe kërkesën Serbisë që urgjenisht të largonte forcat nga kufiri. 

Mbi këto incidente të sigurisë, zyrtari tha se NATO-ja vazhdon t’i nxisë “të dyja palët që t’i trajtojnë këto situata me seriozitet maksimal, sidomos për sa i përket përgjegjësisë.” 

“Është shumë e rëndësishme për NATO, jo vetëm pse ushtarët tanë u plagosën më 29 maj, por sepse pranimi i përgjegjësisë është pjesë e ecjes përpara në këtë proces politik. Të gjitha palët duhet ta ndjejnë se kanë përgjegjësi dhe po ashtu të ndihen që zëri i tyre po dëgjohet, në mënyrë që të jemi në gjendje të ecim drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme,” deklaroi zyrtari./VOA 



Ju sugjerojmë

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Para
Vrau ish-drejtorin e OST në 2016, dënohet përjetë Dorjan Keçi

Vrau ish-drejtorin e OST në 2016, dënohet përjetë Dorjan Keçi

Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin “grusht shtetit” në Mal të Zi

Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin “grusht shtetit” në Mal të Zi

Gafa të njëpasnjëshme në Samitin e NATO-s! Biden “lë nam” gjatë fjalimit 

Gafa të njëpasnjëshme në Samitin e NATO-s! Biden “lë nam” gjatë fjalimit 
















TE FUNDIT

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
6 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës dhe ajo e Lezhës kryen kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat e Velipojës dhe Shëngjinit me...

Lexo më shumë

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
6 Korrik, 2025

Pas ditëve me temperatura që prekën 40 gradë, Italia veriore është përfshirë nga një valë stuhish të fuqishme. Të dielën...

Lexo më shumë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
6 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm,...

Lexo më shumë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com