NATO po punon për të frenuar Rusinë dhe po sakrifikon popullin ukrainas në luftën kundër nesh, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“NATO e konsideron Rusinë një kundërshtar. NATO është një aleancë që u krijua si mjet konfrontimi”, u shpreh Peskov.
“Natyrisht, aleanca po analizon situatën. Aleanca sheh gjendjen reale. Tani për tani, aleanca nuk heq dorë nga planet e saj për të kontrolluar Rusinë dhe për të përdorur popullin ukrainas si një sakrificë në luftën kundër Rusisë”, theksoi ai.
“Ne e kuptojmë këtë shumë mirë dhe po ndërtojmë politikën tonë të mëtejshme pikërisht në përputhje me këto realitete. Operacioni special ushtarak vazhdon,” tha Peskov.