Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO do të zhvillojë stërvitje të gatishmërisë bërthamore

2022/10/11 at 5:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO do të zhvillojë stërvitje të gatishmërisë bërthamore

NATO-ja tha të martën se do të përballonte sulmet e mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike të aleatëve me një “përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”, si edhe se vendet anëtare po rrisin sigurinë rreth objekteve të tyre kritike.

Aleanca tha gjithashtu se po vëzhgonte nga afër forcat bërthamore të Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se megjithëse aleanca e mbrojtjes nuk kishte parë ndonjë ndryshim në pozicionin bërthamor të Rusisë, ajo ishte vigjilente dhe do të vazhdonte me planet për një stërvitje të gatishmërisë bërthamore javën e ardhshme.

“Tani është momenti i duhur për të qenë të vendosur dhe për të qenë të qartë se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët. Do të ishte një sinjal shumë i gabuar nëse për shkak të luftës në Ukrainë ne do të anulonim befas një stërvitje rutinë, të planifikuar prej kohësh”, tha zoti Stoltenberg.

Ai i referohej stërvitjes vjetore “Steadfast Noon”, në të cilën forcat ajrore të NATO-s praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore të SHBA-së me bazë në Evropë me fluturime stërvitore, pa armë aktive.

Zoti Stoltenberg tha se forca ushtarake e NATO-s ishte mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve me Rusinë, e cila ka bërë kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës.

Stoltenberg u zotua gjithashtu të rrisë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në përgjigje të sulmit ndaj sistemit të gazsjellësve Nord Stream, duke thënë se NATO-ja tashmë kishte dyfishuar praninë e saj në Detin Baltik dhe atë të Veriut duke e çuar në mbi 30 numrin e anijeve të mbështetura nga avionët dhe aktivitetet nënujore.

“Ne do të rrisim më tej mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritën e sabotimit të gazsjellësve Nord Stream,” tha ai.

Mbetet e paqartë se kush ishte pas sulmit.

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj Kastriotit

Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj Kastriotit

Armët bërthamore, Lavrov: Do i përdorim vetëm nëse Rusia rrezikon asgjësimin

Armët bërthamore, Lavrov: Do i përdorim vetëm nëse Rusia rrezikon asgjësimin

OKB, sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte

OKB, sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com