Artikulli i botuar së fundi nga National Geographic, rendit Kosovën dhe Shqipërinë me destinacionet e saj të UNESCO-s Berat, Butrint dhe Gjirokastër dhe bregdetin shqiptar, si 10 vendet që meritojnë më shumë udhëtarë.
Shpeshherë shtypi i huaj shkruan dhe konsideron Shqipërinë si një destinacion të veçantë për lëvizjet turistike. Kjo për faktin se në vendin tonë ndodhen disa qytete që kanë fituar të drejtën të mbrohen nga UNESCO, për trashgiminë e tyre kulturore dhe historike.
Po kështu, një vlerësim të veçantë ka marrë dhe vija jonë bregdetare e pastër dhe e pa ndotur ekologjikisht. Një vlerësim të veçantë merr edhe siguria, ushqimi dhe mikpritja në Shqipëri./ATSH