Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nata e Shën Horrit

2016/07/20 at 6:47 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sala Saliu

Nga Edison Ypi


Po nuk e votuat, me të dalë nga Parlamenti do ju vijë si për të vjellë dhe do ju merren mentë. Duke u lëkundur do ngatrroni makinat, do hypni nëpër makinat e njëritjetrit. Shoferat e majtë do çuditen por edhe do mrekullohen si ju erdhi fari i shumpritur për të pasur në makinë një deputete apo një deputet të djathtë për ta masakruar si e meriton.

Po ashtu dhe shoferat dhe rojat e djathta do fërkojnë duart nga rast i hatshëm që u zbriti nga qielli kur s’e prisnin. Në këtë eufori e sipër, shoferat do tua përplasin deputetave kokat mbi xhama. Të vjelltit dhe marramendjes do ti shtohet gjakosja e kokave me frakturat përkatëse. Rrëmuja, klthmat, ulërimat, do bllokojnë trafikun.

Bllokimi i trafikuf do pamundësojë ardhjen e autoambulancave. Piskama, të vjella, dhëmë të thyer, kocka gjymtyrësh, pellgje gjaku. Pasi shoferat dhe rojat të shohin deputetat e vet në makinat e gabuara, euforia e fillimit do ja zerë vendin sherrit mes tyre. Me gjak nëpër turi, rroba të grisura, të dhjera dhe të pshurrura nga frika, celularët e dalë jashtë përdorimit nga lagia dhe përplasjet, deputetët do kërkojnë të dalin nga makinat për tu afruar njëfarsoj me njëritjetrin për tu marrë vesh ç’po ngjet.

Për shkak të rrëmujës, kjo përpjekje për tu bashkuar do shkaktojë një hallakatje edhe më të madhe. Nga dyert e makinave gjysëm të hapura, ata që do mund të dalin do bëjnë disa hapa dhe do rrëzohen me turi mbi llamarina dhe pellgje të vjellash. Të tjerëve që nuk do mund të dalin, këmbët do tu varen brenda, duart dhe pjesa tjetër e trupit do tu varen jashtë makinave.

Disa aktivistë të Shoqërisë Civile të gjindshëm për kësi rastesh do sjellin me urgjencë arka me bidona uji për shplarje dhe sjellje në vete. Por do rezultojë se nuk është ujë por acid që deputetave të sakatuat do tu grisi edhe më rrobat dhe do ti djegi mishrat. Rrengun me acid që duket si ujë do përpiqen ta ndreqin disa studenta që do sjellin qumësht. Deputetat do t’i rrëkëllejnë me eks shishet gjysëm litroshe të qumështit shpëtimtar studentor që pas acidit do ju duket mrekulli.

Mirpo pas pirjes së qumështit do kalojnë pak sekonda dhe deputetave do ju fryhet barku sa një fuçi, do ju dalin e do ju varen kokërdhokët e syve, gjymtyrët dhe koka do rrëzohen, nga disa brima mbi barkun e fryrë do dalin zorrët dhe të gjitha rropullitë. Qumështi kishte qënë sodë kaustike. Do bëhen përpjekje të pashpresa për ti nxjerrë nga lart me helikopter. Rrobat e shqyera nuk do mundësojnë kapjen pas litarit dhe çengelit të helikopterit.

Sherri kush e kush të kapet pas litarit do bëhet gjithashtu pengesë që nuk do mundësojë evakuimin e askujt. Në këto kushte, e vetmja ndihmë që do mund tu jepet do jetë një spërkatje me atë pluhurin që përdoret për ngordhjen e karkalecave nëpër ara. Pluhuri në fjalë, atypëraty nuk do ketë ndonjë efekt kushedi se çfarë, ca të kolla, ca teshtima, dhe aq. Por pak më pas, kur mbi trupat e sakatosur të deputetave do hidhet ujë për shpëlarje, që në fakt nuk do jetë ujë por solucion nga ai që çbllokon lavamanat dhe banjat, nga kontakti i këtij solucioni me pluhurin e mëparshëm, trualli do ndizet më keq se prushi.

Parehatia e lemeritshme e trupave, apo më saktë, mbeturinave të trupave të deputetëve, me zjarr nën këmbë dhe gjak nëpër turi do vazhdojë nja një orë. Një babaxhan nga turma e kuriozëve që do ndjekin spektaklin do çfaqi mendimin se deputetët kurrsesi nuk duhet të vdesin. Po vdiqën ç’u pa ? do jenë fjalët e fundit të ligjëratës së babaxhanit hokatar. Vuuuuuu duartokitjet.

Për t’ja arritur këtij qëllimi të shenjtë dhe djallëzor njëkohësisht, do tu thuhet disa biznesmenave që kanë shumë pare të sjellin urgjent dhjetë mjekët reanimatorë më të mirë të botës. Ti gjejnë ku të duan. Të kushtojnë sa të kushtojmë. Do bjeri nata. Spektatorët do largohen. Do mbeten reanimatorët. Do dëgjohen rënkimet. Të gjithë të shtrirë mbi gjakra, të vjella, pshurrje, të dhjera. Gjatë natës nga gjithë trevat shqiptare do vinë shqiptarë me cfurqe, thika, brisqe, sëpata, kazma, që deputetave do u grijnë mishin mes blegërimave. Nëmtë gdhirë, ngaqë s’do kenë ç’të bëjnë, reanimatorët do largohen.

Mishrat e deputetave do lihen aty tri ditë e tri netë. Do vijnë ti mbledhin me qerre. Do t’i zhdukin ato mishra në një vend të largët që do mbahet sekret. Ngjarja do mbetet në Histori si “Nata e Shën Horrit”. Do shkruhen libra, do bëhen filma, teatro, do kompozohen pjesë muzikore. Po e votuat do jetë pak më ndryshe. Do falenderoni Zotin që nuk do ketë Natë të Shën Horrit. Me gjakftohtësi dhe durim do prisni të gjykoheni në përputhje me ato që sapo votuat.



Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait
Aktualitet

Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

12 Qershor, 2025 9:41 am
12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
Aktualitet

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 Qershor, 2025 9:19 am
Para
Ja pse duhet të hani 250 gramë rrush në ditë

Ja pse duhet të hani 250 gramë rrush në ditë

Vijojnë negociatat për drejtësinë, ja emrat e tre negociatorëve

Seanca e nesërme/ Miratohet rendi i ditës. Pritet takimi i negociatorëve

Shenjat që tregojnë se ju keni lindur për njëri tjetrin

Shenjat që tregojnë se ju keni lindur për njëri tjetrin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
12 Qershor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
12 Qershor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryeministri, Edi Rama kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha....

Lexo më shumë

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
12 Qershor, 2025

Një shqiptar në Greqi është bërë hero pasi u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë që rrezikonin mbytjen....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com