Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nata e parë pa Kadarenë kaloi”, Albin Kurti: Nga tani do të lexohet edhe më shumë

2024/07/02 at 12:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nata e parë pa Kadarenë kaloi”, Albin Kurti: Nga tani do të lexohet edhe më shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish me një mesazh në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta një ditë më parë të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Teksa ka renditur veprat e ndryshme të Kadares, Kurti shkruan se ai do të lexohet edhe më shumë tani, që t’i mungojë më pak atyre që e duan dhe që të gjejnë më shumë veten kur i duhet.

“Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë. Më herët e dinim që është atje diku me bibliotekën e tij, dhe, këtu te secila bibliotekë familjare nëpër shtëpitë tona. Do të lexohet edhe më shumë tash ai: që të na mungojë më pak neve që e duam, që të gjejmë më shumë veten që na duhet.

Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadëay i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë.

Shkrimtari i madh ka aftësinë të ndërtojë mision, dhe ky mision është vetëm stil, alegori, porosi, kolektiv kuptimi, dyshim kolektiv. Ai lidh kohët e shkrimeve, por edhe gjeografitë e prozës. Dalja e tij përtej kufijve ngjall problem, sepse ai e dyzon kufirin: e kthen nga kufi talenti në kufi politik, ose, edhe më mirë: ai përzien të tashmen me një të shkuar të dyfishtë. Andaj do të jetë sa shkëlqim edhe problem.

Si një mesazh i habitshëm mund të përmendet edhe fakti që vetëm së shpejti do të shfaqet në Francë biseda e tij e pothuaj tri dekadave më herët me të munguarin e madh Ukshin Hoti. Kushdo që e ka lexuar Kadarenë e di etjen e tij të pashuar për të munguarit e mëdhenj. Sepse Kadareja e dëshironte hetimin e çështjes. Miti i furnizoi një sërë të gjatë të munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si të thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjellë Doruntinën e vet. Koherencë e paanalizueshme e shkrimtarit të madh.

I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja”, shkruan Kurti.

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Bulqizë

Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Bulqizë

Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga një shqiptar (Emri) 

Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga një shqiptar (Emri) 

Hapen 400 vende të reja punë në Policinë e Shtetit, ja cilat janë kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Hapen 400 vende të reja punë në Policinë e Shtetit, ja cilat janë kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com