Në thellësinë e gjithësisë është parë një “unazë e zjarrtë”, e cila sipas të gjitha gjasave paraqet një galaktikë të largët rreth 12 miliardë vjet të dritës.
Fotografia është bërë me një rezolucion tepër të madh, me anë të përdorimit të teleskopit “Atacama Large Millimeter/submillimeter Array ose ALMA”.
Në fakt, bëhet fjalë për një kompleks teleskopësh që gjenden në shkretëtirë, në veri të Kilit.
Galaktika në fjalë quhet SDP.81, e forma e saj unazore në fakt është një mashtrim optik, i shkaktuar nga fenomeni i njohur me emrin thjerrëza gravitacionale, ku për shkak të hapësirës së shtrembër, objektet e largëta duken të shtrembëruar.